Aktualitet

Dhunonte gruan dhe plagosi me thikë vjehrrin, arrestohet shqiptari në Francë

Ai u arrestua në Belgjikë më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë, ku u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos.

15 Tetor 2022, 09:58 Nga A.B
Dhunonte gruan dhe plagosi me thikë vjehrrin, arrestohet shqiptari në
Policia

FRANCË- Një shqiptar është arrestuar nga policia në Francë pasi ka plagosur me thikë vjehrrin e tij, gjatë një sherri të dhunshëm familjar.

Që nga 25 shtatori 2022, shqiptari ishte shpallur në kërkim, pasi kishte goditur me thikë vjehrrin e tij, në Saint-Brieuc (Côtes-d’Armor). Ai u arrestua në Belgjikë më 30 shtator dhe u ekstradua në Francë, ku u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos.

Më 7 tetor, ai u ekstradua në Francë, më pas iu paraqit një gjykatësi për liritë dhe paraburgimin, në Lille. Të hënën, më 10 tetor, ai u transferua në Côtes-d’Armor, ku u njoftua për aktakuzën e tij për tentativë vrasje, por edhe dhunë ndaj bashkëshortes dhe kërcënime me vdekje ndaj saj. Atij i është caktuar masa e paraburgimit.

arrestohet shqiptari ne france

Sondazh

Poll