Sport

Laporta: “Do të jem me Messin të hënën”

"Kjo e diel shënon 18-vjetorin e debutimit të tij për Barcelonën. Ne kemi menduar të bëjmë diçka privatisht. Të gjithë e dimë historinë e tij të suksesit”,- ka pranuar presidenti i Barcelonës

15 Tetor 2022, 10:26 Nga DOSJA

Laporta: “Do të jem me Messin të hënën”

SPANJE - Presidenti i Barcelonës zbuloi se po mendon të nderojë Lionel Messin. Joan Laporta do të bisedojë me sulmuesin argjentinas të hënën.

“Messi do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. Kjo e diel shënon 18-vjetorin e debutimit të tij për Barcelonën. Ne kemi menduar të bëjmë diçka privatisht. Të gjithë e dimë historinë e tij të suksesit”,- ka pranuar presidenti i Barcelonës.

Joan Laporta konfirmoi se do të flasë me sulmuesin argjentinas: “Me siguri do ta shoh të hënën, në Paris, në gala të ‘Topit të Artë’. Ai është një lojtar i Paris Saint-Germain dhe ne nuk do t'i bënim asnjë nder, ne duhet ta respektojmë atë. Ne i jemi shumë mirënjohës Leos. Ka shumë njerëz që vazhdojnë të veshin fanelën e Messit”.

Laporta: “Do të jem me Messin të hënën”

Trajneri katalanas Xavi Hernandes vetëm buzëqeshi kur u pyet për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në ‘Camp Nou’. Messi ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll