Politike

Jeni shok me Veliajn? Këlliçi: Mos më ofendoni. Unë e dua Tiranën

I pyetur nëse ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë.

14 Tetor 2022, 21:01 Nga k.m.
Jeni shok me Veliajn? Këlliçi: Mos më ofendoni. Unë e dua
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi iu përgjigj komentit që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në emisionin e mëparshëm kur ishte i ftuar Veliaj tha se : Kam shumë respekt për dhëndrit e shokëve. Duke iu referuar kështu, Artan Shkrelit. 

Sot, në emisionin "Log.", i pyetur nga Xhafo se a ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?

Këlliçi: Larg qoftë mo. Gjithçka mund të pranoj për veten tim, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të as nuk jam i ardhur në Tiranë.

Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?

Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.

erion veliaj belind këlliçit

Sondazh

Poll