Politike

Progres raporti për Shqipërinë, Meta: Tregues i qartë i mungesës së vullnetit të qeverisë

Meta u shpreh se këto pika të cilat kanë kritika të shumta për Shqipërinë, janë tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara nga BE.

14 Tetor 2022, 17:48 Nga A.B
Progres raporti për Shqipërinë, Meta: Tregues i qartë i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme në konferencë me gazetarët progres raportin e BE për Shqipërinë duke evidentuar disa nga pikat kryesore të tij. Meta u shpreh se këto pika të cilat kanë kritika të shumta për Shqipërinë, janë tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara nga BE.

“Theksohet mungesa e lirisë së medias. Kërkohet të sigurohet pavarësia e RTSH. Buxheti për arsimin mbetet shumë i ulët. Është shumë më poshtë se 1%. Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në vendet e BE është rritur ndjeshëm. Është ulur shkëmbimi i informacionit mes policisë shqiptare dhe atyre europiane dhe ndërkombëtare. Të drejtat pronësore, procesi i kompensimit ka ngecur. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar. Numri i lartë i kontratave të përkoheshme të punësimeve në pushtetin vendor vijon të mbetet problematik. Këto janë disa nga aspektet më problematike nga raport progresi i BE. Është tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll