Aktualitet

Mësuesi humb ndjenjat pranë shkollës në Gramsh, pronari i lokalit: Ne e sollëm në jetë

Mësuesit i bie të fikët. Ndihmohet nga disa persona.

14 Tetor 2022, 14:02 Nga A.B
Mësuesi humb ndjenjat pranë shkollës në Gramsh, pronari i
Pronari i lokalit

GRAMSH- Një mësues ka humbur ndjenjat pranë shkollës në Gramsh. Kanë qënë personat e rastësishëm ata të cilët ndihmuan që mësuesi të rikthehet në jetë. Kështu të paktën deklaroi pronari i një lokali afër shkollës, i cili tha për mediat se ka qënë ai bashkë me bashkëshorten që e shpëtuan mësuesin. 

'I bëmë një gjilpërë, ne e sollëm në jetë, unë me gjithë gruan dhe një dy tre shokë të vet. Dëgjova dhe unë shumë fjalë, që u rrëzua nga shkallët por e vërteta është kjo'- tha pronari i lokalit.

Identiteti i mësuesit nuk bëhet i ditur dhe as arsyeja se përse ai u bë keq. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Gramsh.

mesuesit i bie te fiket ne gramsh gramsh

Sondazh

Poll