Aktualitet

Operacioni 'Fati i lojërave'/ Vinin baste sportive në telefon, arrestohen tre persona në Tiranë

Këta persona u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

14 Tetor 2022, 13:36 Nga A.B
Operacioni 'Fati i lojërave'/ Vinin baste sportive në
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara. Policia informon se në pranga kanë përfunduar personat me inicialet R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta persona u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave". Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve. Vihen në pranga 3 shtetas.
 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 29 vjeç, M. B., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

lojera fati arrestim ne tirane

Sondazh

Poll