Aktualitet

Dy persona të zhdukur në Gramsh, familjarët kërkojnë ndihmë në Polici: Nuk janë kthyer më

Të zhdukur janë: një 57-vjeçar me inicialet F.C dhe një 41-vjeçar me inicialet B.K.

14 Tetor 2022, 13:39 Nga A.B
Dy persona të zhdukur në Gramsh, familjarët kërkojnë
Policia

GRAMSH- Dy persona janë zhdukur në Gramsh. Policia informon se kanë qënë të afërmit e tyre ata të cilët kanë denoncuar në komisariat për zhdukjen e familjarëve. Konkretisht, të zhdukur janë: një 57-vjeçar me inicialet F.C dhe një 41-vjeçar me inicialet B.K. Policia ka nisur procedimet dhe kërkimet për gjetjen e dy personave të zhdukur.

NJOFTIMI I POLICISË:

-Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71 vjeç, banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

dy persona te zhdukur ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll