Aktualitet

EMRAT/ Arrestohen 6 persona, të dënuar për vjedhje, dhunë në familje e falsifikim

Një 36-vjeçar i identifikuar si Maringlen Çunaj banues në Kavajë u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë ra në prangat e Bluve të kryeqytetit pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

14 Tetor 2022, 13:15 Nga F.M e.k
EMRAT/ Arrestohen 6 persona, të dënuar për vjedhje, dhunë
Policia e Tiranës

TIRANË- Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Sipas Policisë një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet D.G banues në Zall Her është arrestuar në flagrancë pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Po ashtu për dhunë në familje është arrestuar dhe një 32-vjeçar i identifikuar si Elton Lika. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 9 muaj burgim por ia kishte dalë ti shmangej forcave Blu.

Një 36-vjeçar i identifikuar si Maringlen Çunaj banues në Kavajë u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë ra në prangat e Bluve të kryeqytetit pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Ndërkohë një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet D.D u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. G., 43 vjeç, banues në Zall Herr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin Elton Lika, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasit:

- Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

- Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit D. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamzë dhe B. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes maringlen cunaj kleanthi adrashi

Sondazh

Poll