Aktualitet

Zbardhet pengmarrja në Fier! Arrestohet pas dy vitesh një nga 5 personat që futën të riun me forcë në makinë dhe e plagosën me armë

Katër bashkëpunëtorët e Selmanajt janë ende në kërkim.

14 Tetor 2022, 13:17 Nga F.M
Zbardhet pengmarrja në Fier! Arrestohet pas dy vitesh një nga 5
Foto Ilustruese

FIER- Xhesi Selmanaj, 26 vjeç, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga Policia e Fierit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Selmanaj ka qenë pjesë e grupit të të rinjve që në vitin 2020, më 17 gusht, në afërsi të stadiumit në Patos ka tentuar të rrëmbejë një person në bashkëpunim me 4 persona të tjerë. Ata e kanë futur në makinë të identifikuarin si Klajdi Sulo dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri. Katër bashkëpunëtorët e Selmanajt janë ende në kërkim.

Njoftimi:

Arrestohet nga policia e Fierit një shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i cili ishte në kërkim për akuzën “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Policia thotë se në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje. Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

31-vjeçari Klajdi Sulo, banues në Patos u plagos me armë zjarri më 17 gusht të vitit 2020. Fillimisht u raportua për një konflikt çasti mes një grupi të rinjsh, por më pas u zbulua se e gjitha ishte një tentativë pengmarrjeje. Sulon e futën në mjet dhe e qëlluan me armë. Por ai arriti të dilte e të shkonte në polici.

klajdi sulo xhesi selmanaj

Sondazh

Poll