Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi mjetin tip "Benz", 2 aparate celularë dhe një shumë parash që besohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

14 Tetor 2022, 09:54 Nga e.k
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet I.T banues në Durrës ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Kundrejt parave ai iu kishte premtuar 4 emigrantëve të paligjshme nga vendet MENA se do i kalonte drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi mjetin tip "Benz", 2 aparate celularë dhe një shumë parash që besohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 automjet, 2 celulare dhe një shumë parash.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 44”.

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 44”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll