U arrestua dje në Kurbin pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia del me njoftim zyrtar
Policia bën me dije se Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për akuzën e vjedhjes.
KURBIN- Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit të identifikuar si Agron Paja ditën e djeshme në Kurbin. Policia bën me dije se Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për akuzën e vjedhjes.
50-vjeçari ishte dënuar me 11 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku dhe do përballet me akuzat e ngritura kundër tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin / Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Gjormi”.
I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.
Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana. Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Propozimi i rektorit: Studentët e mjekësisë duhet të qëndrojnë në Shqipëri, të bëhet me DETYRIM
Arben Gjata TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka parashtuar një kërkesë për Qeverinë s...
Dëshmitar në masakrën e Klosit/ Vëllai i autorit: Kenadi e kërcënoi dhe dhunoi vajzën, i thoshte ‘do të të nxij jetën’
Fatbardh Mjeshtri KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos u shpreh se Kenad Shira e ka kërc&...
Duhet të ishte në arrest shtëpie por u kap "mat" pas një sherri në rrugë, vihet në pranga 24-vjeçari shqiptar
Policia italiane ITALI- Ai ishte në arrest shtëpie për grabitje, por u kap në mes të një mosmarrëveshjeje në rrug&e...
“Vajza po ju marron në fshat”/ Mesazhi anonim që solli masakrën në Klos, kush e informoi babain e minorenes për lidhjet
Fatbardh Mjeshtri KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos ka rrëfyer se si e kanë marrë vesh k&eum...
Aksident në Tepelenë, përplasjet për vdekje 71-vjeçarja
Foto Ilustruese TEPELENË- Një 71-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rën...
‘Amanet fëmijët!’/ Fjalët e fundit të Fiqiri Mjeshtrit para se të vetëvritej, i vëllai: Qëlloi veten teksa fliste me mua në telefon
Besnik Mjeshtri KLOS- "Amanet fëmijët", këto kanë qenë fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve t&eu...
Vrau Mariglen Gjonajn për orën Rolex dhe varësen, Gjykata e Kurbinit lë në burg Kristjan Cenajn
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg&r...
Masakra e Klosit/ Kushëriri i familjes Shira: Nuk kishin konflikte, po të ishte burrë i mirë ai nuk vriste veten
Kushëriri i familjes Shira TIRANË- Kushëriri i familjes Shira ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur...
‘Vjedhje, dhunë në familje, pengmarrje’/ Arrestohen 4 persona në Durrës
Policia Durrës DURRËS- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për v...
"Kur dëgjuam krismat menduam se ishin fishekzjarre", flet mësuesja e vajzës: Ishte model! Kishte tre ditë që nuk vinte në shkollë
Pamje nga vendi i ngjarjes KLOS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarje e rëndë e ndodhur një ditë m&eu...
