Aktualitet

Masakra e Klosit/ Kushëriri i familjes Shira: Nuk kishin konflikte, po të ishte burrë i mirë ai nuk vriste veten

Ai tha se nuk që familjet të kenë pasur konflikte të mëparshme

13 Tetor 2022, 13:21 Nga F.M
Masakra e Klosit/ Kushëriri i familjes Shira: Nuk kishin konflikte, po
Kushëriri i familjes Shira

TIRANË- Kushëriri i familjes Shira ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos, ku mbetën tre të vdekur. Në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ai tha se nuk që familjet të kenë pasur konflikte të mëparshme. I afërmi shtoi se të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje kanë lidhje gjaku.

Pjesë nga intervista:

Kushëriri i familjes Shira: Po janë njerëz të mirë sepse kanë edhe lidhje gjaku. Ngjarja është tragjike. Nuk di çfarë të them. Autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje. Pra nëse je gabim, merr përgjegjësinë morale. Kjo është jo vepër, por kaluar veprës. Është një tragjedi sepse jemi kushërinj. Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpi.

Plagosja e kushërinjve të 17-vjeçarit?

Kushëriri i familjes Shira: Kjo është e vërtetë. Jemi kushërinj. Nuk e di saktësisht se çfarë janë. Por më ka ardhur keq për ngjarjen. Nuk e di për bezdisjen. Unë jam i Klosit, por nuk i di. Jam rritur këtu, punoj në fshat, nuk di të them. As për konflikte të mëparshme nuk di të kenë pasur, por të tëra palët kanë lidhje gjaku. Nuk kanë pasur konflikte, kjo është e vërtetë.

17-vjeçarja molla e sherrit?

Kushëriri i familjes Shira: Tani ajo a ka nënë! Çfarë mund të them.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit

Sondazh

Poll