Aktualitet

‘Vjedhje, dhunë në familje, pengmarrje’/ Arrestohen 4 persona në Durrës

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur sende personale në automjetin e një personi. Po ashtu për vjedhje në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë një 36-vjeçar banues në Xhafzotaj pasi në kohë të ndryshme ka vjedhur sasi alumininë një firmë ndërtimi.

13 Tetor 2022, 13:19 Nga e.k
‘Vjedhje, dhunë në familje, pengmarrje’/ Arrestohen 4
Policia Durrës

DURRËS- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar pasi akuzohet se ka vjedhur sende personale në automjetin e një personi. Po ashtu për vjedhje në prangat e Policisë së Shijakut ka rënë një 36-vjeçar banues në Xhafzotaj pasi në kohë të ndryshme ka vjedhur sasi alumininë një firmë ndërtimi.

Ndërkohë një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet Q.L banues në Fllakë është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje, heqje e paligjshme e lirisë dhe përndjekje. Sakaq në prangat e Policisë ka rënë dhe një qytetar i cili drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale

"Vjedhja", shtetasin U. C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur sende personale në automjetin e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja" , shtetasin B. R., 36 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në kohë të ndryshme, ka vjedhur sasi alumini, në një firmë ndërtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit të kërkuar Q. L., 60 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, për veprat penale "Dhuna në familje", "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshëme e lirisë, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar 60-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt", pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 14 ditë burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit durres

Sondazh

Poll