Aktualitet

Propozimi i rektorit: Studentët e mjekësisë duhet të qëndrojnë në Shqipëri, të bëhet me DETYRIM

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë kërkon që studentët shqiptarë të mos lëvizin nga Shqipëria. Për këtë ai kërkon që të bëhet me detyrim që ata të mos largohen nga shteti.

13 Tetor 2022, 14:08 Nga A.B
Propozimi i rektorit: Studentët e mjekësisë duhet të
Arben Gjata

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka parashtuar një kërkesë për Qeverinë shqiptare. Në një intervistë për 'Euronews Albania', rektori deklaron se do të ishte dakord nëse do të bëhej me detyrim që studentët që ndjekin studimet në degët e mjekësisë, të qëndrojnë në Shqipëri. Ai shtoi se ky detyrim duhet të bëhet të paktën për disa kohë pasi ata të përfundojnë fakultetin. 

“Lëvizja e mjekëve në vende të ndryshme nuk është thjeshtë  një fenomen shqiptar, por një fenomen që ndodh gjithandej përfshirë dhe Gjermaninë. Ne kemi kërkuar që të hapen sa më shpejt programet e specializimit, pra përveç 6 viteve në mjekësi bëjnë dhe 4 vite specializim.

Unë do isha dakord që duke e futur në degët prioritare mjekësinë, kjo të shoqërohej dhe me detyrim për të qëndruar në Shqipëri për njëfarë kohe pasi mbaroje fakultetin. Formimi i studentëve të mjekësisë i kushton shumë shtetit shqiptarë dhe nuk janë para të shqiptarëve”- theksoi ai.

Nuk dihet nëse Gjata e parashtuar këtë kërkesë në institucionin e drejtorisë Arsimore.

arben gjata

Sondazh

Poll