Aktualitet

Vrau Mariglen Gjonajn për orën Rolex dhe varësen, Gjykata e Kurbinit lë në burg Kristjan Cenajn

Seanca gjyqësore, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.

13 Tetor 2022, 13:27 Nga A.B
Vrau Mariglen Gjonajn për orën Rolex dhe varësen, Gjykata e
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj

KURBIN- Gjykata e Kurbinit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Cenaj, i arrestuar më 10 Tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Seanca gjyqësore, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.

Në seancë, autori mohoi autorinë e krimit të rëndë, ndërsa Policia dhe Prokuroria këmbëngulin se provat e administruara dëshmojnë fajësinë e tij.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në Aereportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.

Kujtojmë se 7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia ka konfirmuar para 3 ditësh se 16-vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë. Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati ka deklaruar se eshtrat e gjetura në Prill të këtij vitit i përkisnin të miturit i cili nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga 30-vjeçari, Kristjan Cenaj tashmë i arrestuar.

Krimi i rëndë që kreu 30-vjeçari, erdhi vetëm për t’i marrë viktimës, Mariglen Gjonaj orën Rolex dhe një varëse floriri.

mariglen gjonaj kristjan cenaj

Sondazh

Poll