Aktualitet

Dëshmitar në masakrën e Klosit/ Vëllai i autorit: Kenadi e kërcënoi dhe dhunoi vajzën, i thoshte ‘do të të nxij jetën’

Ai u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja e rëndë.

13 Tetor 2022, 14:02 Nga F.M
Dëshmitar në masakrën e Klosit/ Vëllai i autorit: Kenadi e
Fatbardh Mjeshtri

KLOS- Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të krimit të trefishtë në Klos u shpreh se Kenad Shira e ka kërcënuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit dhe e ka dhunuar. Gjatë një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja e rëndë.

“Ndodhi ajo që ndodhi. Nuk e uronim që të ndodhte, nuk ishim përgatitur të ndodhte kjo ngjarje. Kenadi e kishte ngacmuar vajzën. E ka ngacmuar, e ka dhunuar dhe e ka kaluar edhe në depresion duke e kërcënuar përmes telefonit. I ka marrë fotot dhe i ka thënë ‘nëse nuk bën ato që të them unë, do të të nxij jetën në rrjetet sociale’. Vajza ka kaluar në depresion, e kemi çuar dy herë në urgjencë,”- tha vëllai i autorit të vrasjes së trefishtë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit fatbarhd mjeshtri

Sondazh

Poll