Aktualitet

‘Amanet fëmijët!’/ Fjalët e fundit të Fiqiri Mjeshtrit para se të vetëvritej, i vëllai: Qëlloi veten teksa fliste me mua në telefon

Këtë gjë e ka thënë vetë i vëllai, Besnik Mjeshtri në një rrëfim për mediat, një ditë pas masakrës së ndodhur në Klos.

13 Tetor 2022, 13:26 Nga F.M
‘Amanet fëmijët!’/ Fjalët e fundit të Fiqiri
Besnik Mjeshtri

KLOS- "Amanet fëmijët", këto kanë qenë fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas u vetëvra. Këtë gjë e ka thënë vetë i vëllai, Besnik Mjeshtri në një rrëfim për mediat, një ditë pas masakrës së ndodhur në Klos. Besnik Mjeshtri tha se i vëllai kishte vrarë veten ndërkohë që fliste me të në telefon.  

"Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur...Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët...Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur,"- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit bensik mjeshtri

Sondazh

Poll