Politike

Prefekti Millja i dorëzon Metës dorëheqjen e Pjetrit, letra bashkëngjitur saj (Dokumenti)

22 Gusht 2019, 16:58 Nga DOSJA
Prefekti Millja i dorëzon Metës dorëheqjen e Pjetrit, letra

TIRANË– Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja i ka dërguar një letër presidentit lir Meta bashkëngjitur me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit. Në letër, Millja gjithashtu informon Metën në lidhje me zhvillimet më të fundit që kanë ndodhur në Bashkinë e Shkodrës.

Ai shkruan se është konstituuar Këshilli i ri Bashiak, që është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit dhe që ka një vend vakan, ai i kryebashkiakut.

Letra mban datën 21 gusht.

Presidenti Ilir Meta nuk i ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit, nga të cilat doli fitues Valdrin Pjetri, pasi opozita nuk nxori asnjë kandidat.

Sipas Metës, kryebashkiake në Shkodër vijon të jetë Voltana Ademi deri në datën 13 tetor, datë e cila sipas presidentit është legjitime për të zhvilluar zgjedhjet e reja.

Tre ditë më parë u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder millja leter metes ilir meta konstituimi i keshillit bashkiak ne shkoder millja leter metes

Sondazh

Poll