Politike

“Interesa të pista”, Rama sulmon gjyqtarët që dhanë vendimin për guroret në Tomor: Do zmbrapsim barbarët e pangopur (

22 Gusht 2019, 06:30 Nga DOSJA
“Interesa të pista”, Rama sulmon gjyqtarët që

TIRANË- Besimtarët bektashijë kanë nisur pelegrinazhin e tyre ne malin e Tomorit, por këtë vit situata është ndryshe. Mali që quhet i shenjtë, ka futur në sherrë qeverinë dhe disa biznese që shfrytëzonin këtë territor për të nxjerrë gurë.

Në lidhje me këtë ka reaguar sot Kryeminsitri Edi Rama, i cili shkruan se gjykatësit që dhanë vendim për vijim e punës së guroreve do zmbrapsen dhe sipas tij fshihen interesa të pista.

MIRËMËNGJES ? dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë Gjykata e Administrative rrëzoi një vendim të Qeverisë që e kishte shpallur malin e Tomorit monument nature dhe zonë të mbrojtur kombëtare. Pas vednimit të gjykatës bizneset e gurit janë përplasur disa herë me Policinë, e cila nuk i ka lejuar që të vijonin punën dhe pse ksihin një vendim gjykate. Kjo situatë ka sjell debate të forta, ku Kryeminsitri dhe Ministri i Mjedisit kanë sulmuar disa herë gjykatësit që dhanë këtë vendim dhe janë shprehur se do do ta ndalojnë atë që ata e quajnë maskaradë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mali i tomorit mbyllen guroret pelegrinazhi i bektashinjve edi rama mali i tomorit mbyllen guroret pelegrinazhi i bektashinjve

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2019, 05:11

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qers...