I dënuar në Greqi, flet Agim Kajmaku: Jam i pastër, vazhdoj punën në krye të bashkisë
TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kërkesës për Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e figurës së tij, ka ardhur një reagim nga Agim Kajm...
TIRANË- Pas akuzave të lëshuara dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në adresë të PS dhe ish-zv.kryeministres Senida Mesi, vjen reagimi dhe nga kjo e fundit. Basha e akuzoi Mesin se iu mohoi kontributin socialistëve për t’ja dhënë atë njeriut të Tom Doshit, me urdhër të kryeministrit Edi Ramës. Në reagim, Mesi thotë se Lulzim Basha “po të ishte burrë”, s’do kishte nevojë të citonte atë. Ish-numri 2 i qeverisë, thotë se Lulzim Basha është një lider i paaftë dhe që nuk arrin dot të zhvillojë beteja. Akuzat e Bashës bazohen në një procesverbal të publikuar nga Berisha, ku pasqyrohen debatet në mbledhjen e PS. Dokumenti është mohuar nga PS që e quajti të rremë.
Reagimi i plotë i Senida Mesit:
Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoi dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së kërkon ndihmë.
Po të ishte burrë, s’do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.
Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.
Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj t’i bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?
Lulzim Basha, nëse do të bësh ndryshimin, krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.
Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe kërkesës për Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e figurës së tij, ka ardhur një reagim nga Agim Kajm...
TIRANË- Partia Demokratike kërkon “kokën” e një tjetër kryebashkiaku socialist. Në një letër drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, Gazment Bardhi, shkruan ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është fotografuar sot në avion. Sipas gazetës Tema, fotografia e Bashës është shprepur në nja avion të Amsterdamit, ku B...
TIRANË- Besimtarët bektashijë kanë nisur pelegrinazhin e tyre ne malin e Tomorit, por këtë vit situata është ndryshe. Mali që quhet i shenjtë, ka futur në ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një sstatus në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku s...
TIRANË– Myslim Murrizi, deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike ka dalë kundër ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezit.Në një status në rrjetet ...
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në rubrikën “Opinion”, në “NeWs 24”, dy çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit në vend, atë t...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama kaka zgjedhur të citojë Elia Zaharinë, vajzën e aktores së madhe Yllka Mujo, lidhur me çështje...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim ka ardhur pas shkarkimit nga vetingu i gjyqtarit Fatos Lulo, se...