Politike

Konstituohet Shkodra. PD-ja përplaset me policinë, arrestohet dhe lirohet kreu i FRPD-së, Arvit Bushati (VD)

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.
Përditësuar:

SHKODËR– Bashkia Shkodër nga sot do të ketë Këshillin e ri. Në  sallën e bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Guqakuqi”, Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit të ri Bashkiak, ku u bë dhe konstituimi. Brisela Kadia, u zgjodh kryetarja e re e Këshillit Bashkiak me 47 vota pro nga 51 këshilltare. Dy këshilltarë nuk votuan, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.  

Por Kadia nuk ishte surprizë, pasi emri i saj u zbulua disa orë para mbledhjes, ku burime për Dosja.al bënë me dije se ajo ka mbështetje të madhe në PS dhe nuk do kishte asnjë konkurrent.

E ndërkohë që PS vijonte mbledhjen e qetë, kjo qetësi u prish nga kryetarja e Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli, e cila në një fjalë të shkurtër hodhi akuza mbi të gjithë kundërshtarët e saj që ishin në sallë.

Por qetësia jashtë sallës ishte prishur që pa nisur mbledhja, pasi simpatizantë të PD kishin rrëthuar universitetin dhe u përplasën disa herë me policinë. Kjo përlasje vijoi dhe pas mbledhjes, kur socialsitët dolën nga godina, por tashmë me një vendim zyrtar pasi kishin konstituar Këshillin Bashkiak.

Simpatizantë e PD u drejtuan drejt Bashkisë Shkdoër, ku nga aty Voltana Ademi që nuk ishte lëshuar për asnjë moment zyrën sot, tha se nuk do të lejonte që institucioni që ajo drejton të uzurpohet.

Ndërkohë më herët kreu i zgjedhur i Bashkisë Shkdoër, Valdrin Pjetri pas akuzave nga PD u tërhoq nga marrja e detyrës. Akuza ndaj Pjetrit ishte për fshehjen e një dënimi që sipas PD ai e kishte marrë në vitin 2003. I zgjedhuri i 30 qershorit tha se nuk mund të merrte detyrën pa sqaruar të shkuarën e tij. Ndërkohë Rama reagoi ashpër kudnër të besuarit të tij, duke thënë se ishte e patolerusheme fshehja e një vendimi që është marrë në shkuarën.

(A.B. A.M. F.G. Dosja.al)

  • 15:27

    Tensionet në Shkodër, PD: U arrestua kreu i FRPD, do e çlirojmë bashkinë nga Rilindja

    Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, një koment është lëshuar edhe nga dega lokale e Partisë Demokratike.

    Në një reagim për mediat, PD bën me dije se është arrestuar nga Policia, kryetari i FRPD në këtë qytet, Arvit Bushati. PD thotë se konstituimi është i paligjshëm dhe se PD nuk do të lejojë zaptimin e Shkodrës, pavarësisht se nuk jep detaje se si do e realizojë këtë gjë.

    Reagimi i PD Shkodër:

    Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës ! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së. Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë !

  • 13:35

    Voltana Ademi e vendosur deri në fund: Do qendroj kryetare e bashkisë

    Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë. Në një deklaratë nga bashkia, jo tha se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.

    Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë  të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë. Ne shqiptarët, duam të kemi zgjedhje të drejta dhe të zgjedhim lirshëm. Ajo që demonstroi sot Shkodra është për të gjithë Shqipërinë.  Përpjekja jonë vazhdon dhe ajo që ndodhi sot është një demonstrim i së vërtetës.  Është një betejë që do të vijojë edhe pse nuk është e lehtë”, u shpreh Ademi. 

  • 12:58

    Balla iu kërkon ndjesë qytetarëve: Dorëheqja e Pjetrit ishte e detyruar

    Taulant Balla

    Kreu i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur konstituimin e Këshillit të Bashkisë së Shkodrës.

    Përmes një reagimi në “Facebook”, Balla iu drejtua me një “ndjesë” të gjithë shkodranëve për rastin e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, teksa theksoi se PS-ja ka qëndruar gjithmonë në anën e ligjit.

    “Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin. Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, shkruan ndër të tjera Balla.

  • 12:54

    Voltana Ademi nuk lëshon zyrën, ja kë takoi sot pas Konstituimit të Këshillit Bashkiak

    Voltana Ademi dhe Gazment Bardhi

    Voltana Ademi nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra e saj në Bashkinë Shkodër. Prej andej ajo ka ndjekur të gjitha zhvillimet, ku mësoi se është konstituar dhe Këshilli i ri Bashkiak.

    Pas mbarimit të mbledhjes dhe përplasjeve në rrugë mes militantëve të PD dhe Policisë, në zyrën e ademit ka mbërritur Gazment Bardhi.

    Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, ka shkuar në zyrëne Ademit dhe ka zhvilluar një takim kokë më kokë me të.

    Bardhi para takimit me kryetaren e Bashkisë së Shkdorës, Voltana Ademit dha një prononcim për mediat ku tha se  sot protestuan qytetarët.

    Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë.”, u shpreh ai. 

  • 12:32

    Plas në Shkodër, militantët e PD qëllojnë me shishe Tom Doshin, pse i acaroi

    Një tjetër incident ka ndodhur në Shkodër pas konstituimit të Këshillit të ri bashkiak.

    Dosja.al ka mësuar se mbështetësit e PD kanë qëlluar me shishe uji deputetin e PS në Shkodër, Tom Doshi.

    Incidenti ka ndodhur pasi Doshi ka dalë nga ambientet e Universitetit ku ka ndodhur mbledhja.

    “Nuk morën pjesë në zgjedhje, s’kanë pse të protestojnë”-, ka qenë kjo fraza e Doshit që ka nxehur demokratët e mbledhur në këtë protestë.

  • 12:24

    Konstituohet Këshilli Bashkiak në Shkodër, kush është kryetarja e re

    Brisejda Kadia, Kryetarja e re e Këshillit

    Shkodra tashmë është me një Këshill të ri Bashkiak. Briselda Kadia pas propozimit dhe mbështetjes së madhe që ksihte në PS është kryetarja e re e Këshillit. Ajo pas zgjedhjet ka thënë se do të bëjë oponencë dhe për ata që janë jashtë bashkisë, duke nënkuptuar opozitën.

    Duhet të falenderon Partinë Socialsite, të gjithë deputetët dhe ata që na kanë mbështetur. Ju të gjithë duhet të beni dhe oponencë për atë pjesë që ka mbetur jashtë. Unë u falendeorj të gjthëve dhe u garantoj që do të zbatojë rregulloren e këshillit dhe do të jem e paanshme”, u shpreh Kadia.

  • 12:05

    Demokratja hyn në mes të socialistëve në Shkodër, prish mbledhjen: Na keni shtypur për 75 vite!

    Greta Bardeli, kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, ia ka dalë që të hyjë në ambientet e Bibliotekës së Universitetit në Shkodër.

    Bardeli ka prishur mbledhjen duke u ngritur në këmbë dhe kundërshtuar votimin për konstituimin e Këshillit të ri bashkiak.

    “Na keni shtypur për 75 vite. Kjo nuk është demokraci!”-është shprehur Bardeli, e cila më pas është larguar nga mbledhja.

  • 11:31

    'Shpërthejnë' përplasjet në Shkodër, Shqiponjat shtyhen me militantët e PD

    Kanë nisur përplasjet mes policisë dhe militantëve të Partisë Demokratike në Shkodër. Mbështetësit e PD duan të hyjnë brenda ambienteve të universitetit, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit dhe konstituimi i këtij këshilli. Ata duan të hyjnë brenda, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

  • 11:12

    “Skenë krimi”, të rinjtë e PD rrethojnë vendi ku do zhvillohet mbledhja e të Këshillit Bashkiak

    Disa të rinj e të reja të Shkodrës kanë rrethuar me shirita “skenë krimi”, vendin ku po zhvillohet mbledhja e Këshillir Bashkiak Shkodër.

    Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

    Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

    Të rinjtë janë shorehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

  • 11:09

    S’ka garë në Shkodër, Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet Briselda Kadria!

    Brisejda Kadia

    Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit.

    Burime nga mbledhja, i thanë Dosja.al se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet.

    Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadria, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.

    Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Brisejda Kadrisë për kryetare këshilli. Kadria është kandidatura që mbështet Tom Doshi.

    Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur.

  • 11:01

    Tom Doshi shkon në Shkodër, zbrapsen demokratët, çfarë ndodhi me revoltën për ‘kalanë e fundit’?

    Deputeti Tom Doshi ka shkuar në Shkodër, aty ku në ambientet e Bibliotekës do të zhvillohet konstituimi i Këshillit të Ri Bashkiak.

    Sapo Doshi u afrua drejt kësaj zone, e cila është e rrethuar me policë dhe efektivë të repartit Shqiponja, militantët e Partisë Demokratike u tërhoqën.

    Tom Doshi duke hyre tek Biblioteka

    Asnjë thirrje nuk është dëgjuar, ndërkohë që sot është paralajmëruar prej tyre se nuk do të lejojnë që të zhvillohet kjo mbledhje.

  • 10:57

    Protesta e PD kundër Këshillit të ri Bashkiak, Spahia: S’pajtohemi, PS të reflektojë

    Protesta e PD në Shkodër

     Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, është i pranishëm në protestën që do të organizohet nga PD përpara Prefekturës, pasi nuk do të lejojnë që të zhvillohet mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

    Spahia deklaroi se nuk do të pajtohen me këtë mbledhje dhe kërkoi reflektim nga ana e Partisë Socialiste.

    “PS sot të reflektonte, nuk pajtohemi, protestat do të vazhdojnë. 5 përqindëshi nuk përfaqëson interesin e qytetarëve”, ka deklaruar Bardhi. 

  • 10:40

    Shkodra “shesh betejë” për bashkinë, Rama bën reagimin e papritur, ja fotot që publikon

    Në një kohë kur teksioni mes palëve ka arritur kulmin, dhe Shkodra është “një shesh betejë”, kryeministri Edi Rama ka bërë një “provokim”.

    Në një reagim në Facebook, Rama ka publikaur disa foto të shëtitores së re në Shirokë, teksa shfaqet i ekzaltuar nga ritmet e punimeve.

    POSTIMI I PLOTË

    Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese😥 Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos😉”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës😍 #ShkodraqëDuam☀️#ShqipëriaqëDuam🇦🇱

  • 10:40

    PD nis protestën në Shkodër: Këshillin e ri Bashkiak nuk do e njoh askush

    Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur protestën për të kundërshtuar mbledhjen nga ku do të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër.

    Simpatizantë të PD e qytetarë të shumtë janë mbledhur para prefekturës. Në një reagim për mediat ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi është shprehur se askush nuk do e njoh këshillin e ri.

    Pas njoftimit se vendi i mbledhjes ka ndryshaur dhe për PD ka ndryshuar skenari. Nga një protestë që ishte lajmëruar të mbahen para Prefekturës, tashmë do nis marshimi drejt Universitetit “Luigji Gurakuqi”.

  • 9:16

    “Lufta” në Shkodër, PS bën lëvizjen e papritur

    Biblioteka e Universitetit të Shkodrës

    Partia Socialsite ka bërë lëvizjen e radhës për mbledhjen ku pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

    Sipas infromacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se është ndryshuyar vendi ku do të mbahet mbledhja. Mësohet se se konstituimi do të mbahet pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

    Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

    Kjo lëvizje e maxhorancës mund të është bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Shto Koment