Politike

Sherri me armë kundër demokratëve në Dibër, polici i arrestuar sot punon në Bashkinë e Durrësit/ Fotoja krah Sakos

22 Gusht 2019, 16:46 Nga DOSJA
Sherri me armë kundër demokratëve në Dibër, polici i

TIRANË– Një ish-efektiv policie, i arrestuar për shpërdorim dhe prishje imazhi të policisë së Shtetit është sërish në radhët e uniformave blu.

Bëhet fjalë për Demir Dedën, 26-vjeçarin që para dy vitesh u arrestua pasi u përfshi në një sherr mes mbështetësve të PDIU-së dhe PD-së në Dibër.

Deda u arrestua për prishje imazhi të Policisë së Shtetit, pasi i armatosur shoqëronte me fuoristradë mbështetësit e partisë së Shpëtim Idrizit, në momentin që simpatizantë të PD-së u bllokuan rrugën dhe më pas nisi përplasja.

Por pavarësisht kësaj ngjarjeje, 26-vjeçari aktualisht punon si polic bashkiak në Bashkinë e Durrësit dhe reklamohet nga kryebashkiakja e dalë nga Partia Socialiste, Valbona Sako.

Në një status në rrjetet sociale, Sako përgëzon Policinë Bashkiake për punën e bërë gjatë sezonit veror.

Përgëzoj policinë bashkiake për punën e deritanishme bërë gjatë këtij sezoni,
ky më kryesorja gjatë sezonit turistik ka qenë largimi i të gjithë ambulantëve nga vija bregdetare
.
????Më shumë përkushtim dhe zbatim pa kompromis i ligjit. Plan masash urgjent dhe një organizim i ri për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të Durrësit,”- shkruan kryeashkiakja e Durrësit krahas fotove ku mes efektivëve është edhe Demir Deda.

Ngjarja e ndodhur në vitin 2017

Rreth orës 01.00 të ditës së sotme, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administrative Tomin, Bashkia Peshkopi, në rrugën e fshatit Ushtelenxë, po ndodh një konfrontim midis simpatizantëve të dy subjekteve politike.

Disa banorë të fshatit Ushtelenxë, simpatizantë të PD-së kanë bllokuar qarkullimin e dy mjeteve të PDIU-së. Banorët e fshatit dhe militantët e PDIU janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugë.

Menjëherë, forca të shumta Policie të Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Dibër, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Gjatë kontrollit policor, në automjetin tip ”Range Rover” që drejtohej nga polici i Portit, Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.

Militantët e PDIU kanë qenë me dy fuoristrada. Përveç “Range Rover” që drejtohej nga polici ka qenë dhe një automjet tjetër tip ”Land Rover”, me mbishkrime e logo të këtij subjekti politik. Aty nuk janë gjetur materiale të dyshimta, tha policia. 

Policia njofton se: U kryen veprimet proceduriale dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndaj shtetasve:

D.R, 36 vjeç, banues në Peshkopi.

M.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

K.S, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Kanosja”, parashikuar nga nenet 293, 274, 84 e 25 të Kodit Penal.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Dibër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demir deda valbona sako demir deda valbona sako

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2019, 05:11

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qers...