Politike

Ish-depuetja e PD i përgjigjet Senida Mesit dhe sulmon Ramën: U soll si burracak, u fsheh pas fustanit të grave

22 Gusht 2019, 11:07 Nga DOSJA
Ish-depuetja e PD i përgjigjet Senida Mesit dhe sulmon Ramën: U soll

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas deklaratës së deputetes së PS, Senida Mesit, e cila sulmonte Lulzim Bashën.

Në një reagim në Facebook, Ulqinaku shkruan se Edi Rama u fut pas pastanit të grave, duke nënkuptuar se përdori Mesin për të sulmuar kreun e PD.

Më pas ajo i kthehet dhe deputetes së PD, duke se nëse do kishte dinjitet nuk do përdhoste socialsitët e Shkodrës, pasi sipas Mesi është bërë vegël e Tom Doshit.

POSTIMI I PLOTË

Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka. Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës. E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.

Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë! Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie. PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

Senida Mesi në një reagim në mediat sociale ka reaguar sot kundër Bashës duke u përgjigjur për akzuat e këtij të fundit të bëra gjatë ditës së djeshme. Lideri i PD teksa publikonte debatin mes socialistëve në Shkodër, hidhte akzua ndaj Senida Mesit, Tom Doshit, e Pjetër Gjokës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati mes socialisteve ne shkoder edi rama izmira ulqinaku ps kunder rames senida mesi debati mes socialisteve ne shkoder edi rama izmira ulqinaku ps kunder rames senida mesi

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2019, 05:11

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qers...