Politike

Zhvendosja e 184, Basha: Dy ‘Katicat’ e Edi Ramës për ndjekje penale. PD me plan zgjidhjeje!

22 Gusht 2019, 12:19 Nga DOSJA
Zhvendosja e 184, Basha: Dy ‘Katicat’ e Edi Ramës për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin e ri gjerman, Peter Zingraf, ka dalë në një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij para mediave Basha së pasi foli për zhvendosjen e dosjes 184, nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Dibër, ku hodhi akuza për kryeministrin Edi Rama, kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Arta Marku dhe Donika Prela, dy Katicat e Edi Ramës. Mbyllja e dosjes 184 nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK. Katicat e Ramës në prokurori duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.Sepse me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, kanë bërë shpërdorim detyre, prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Meritojnë të quhen Katicat e Shqipërisë, prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut”, tha Basha.

Më tej ai foli sërish për dekriminalizimin, duke thënë se dhe Agim Kajmaku do të ketë fatin e Valdrin Pjetrit. Basha tha se Shqipëria ndodhet në një krizë të fortë dhe për këtë ai dhe PD do prezantojnë një platformë zgjidhjeje.

Koha nuk pret jemi në moment delikat. PD e opozita do të shpalosi një platformë masash për Shqipërinë si Europa, si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë e mundësi duke mbyllur sërish derën e Europës për Shqipërinë, për t’i dhënë fund krizës, për të nxjerr kriminelët nga qeveria e për t’i cuar para drejtësisë. Platforma do të parashikojë disa masa, dhe do i nënshtrohet një debati të gjerë me të gjithë faktorët e interesuar, përfshi median, botën akademike. Shkodra, Vora e asgjësimi i prokurorisë dhe kthimi i saj në një shtojce të organizatës kriminale të rilindjes tregojnë që Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm nga i cili duhet të dalë një orë e më parë”, shtoi më tej ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf. Ky është takimi i parë zyrtar i Peter Zingraf, pas marrjes së detyrës së tij si ambasador. Biseda mes tyre është mbajtur e fshehtë dhe nuk janë mësuar detaje se çfarë është diksutuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha shqiperia si evropa zgjidhja e krizes politike lulzim basha shqiperia si evropa zgjidhja e krizes politike

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2019, 05:11

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qers...