Bota

Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Biseduam për negociatat dhe çështjen e targave

Pas takimit Lajçak u ndal para gazetarëve ku u shpreh se ata diskutuan për dy tema, e para ishin negociatat dhe e dyta specifikisht për marrëveshjen e energjisë dhe çështjen e targave.

13 Tetor 2022, 12:48 Nga d.a.
Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: Biseduam për negociatat dhe
Lajcak dhe Kurti

KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit Lajçak u ndal para gazetarëve ku u shpreh se ata diskutuan për dy tema, e para ishin negociatat dhe e dyta specifikisht për marrëveshjen e energjisë dhe çështjen e targave. Lajçak tha se vizita e tij e sotme në Prishtinë, është vazhdimësi e angazhimit për të cuar para dialogun Kosovë – Serbi, ta mi përfshirjen edhe të Gjermanisë, Francës dhe SHBA-së.

Vizita ime sot në Prishtinë është pjesë e komunikimit tonë të rregullt me Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Bislimi. Kishim dy pika në agjendë. Pika e parë ishte të ecim përpara me normalizimin dhe të çojmë para negociatat, që po vazhdojnë edhe me intervenimin e Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz dhe thirrjen e Sekretarit Blinken. Diskutuam hapat e ardhshëm”, tha Lajçak.

Ai gjithashtu u ndal te pika e dytë e diskutimit me Kurtin që ka të bëjë me marrëveshjen e energjisë me Serbinë, specifikisht   licencën e dhënë për Elektro Severin, për të cilën Lajcak druhet se mund të tërhiqet.

Pika e dytë e agjendës ishte diskutimi për cështjet aktuale, vecanërisht për cështjen e energjisë dhe për cështjen e targave. Për energjinë, ne jemi duke u konsultuar, sepse ka rrezik që licenca për Electro Sever mund të tërhiqet dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë. Prandaj, i kam ftuar të gjithë akterët të hënën në Bruksel”, tha Lajcak.

Kosova dhe Serbia kanë nisur një dialog që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi i cili në fillim është quajtur teknik, janë arritur mbi 33 marrëveshje. Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel është ajo për energjinë, e arritur më 21 qershor të këtij viti. Ndërkohë që muajt e fundit ky dialog ka marrë një tjetër kthesë me propozimin e një kornize të re të prezantuar nga këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman.

 

miroslav lajçak ne kosove albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll