Bota

"Beau dha jetën në Irak", Biden "harron" se ku dhe kur i vdiq djali i tij, gafa e tij bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Biden është i njohur për "gafat" e tij të herëpashershme por deklarata e fundit mbi djalin e tij duket se ka shokuar amerikanët pasi nuk është diçka që mund të ngatërrohet lehtë.

13 Tetor 2022, 11:12 Nga d.a.
"Beau dha jetën në Irak", Biden "harron" se ku dhe
Biden

SHBA- Gjatë një fjalimi në shtetin amerikan të Kolorados të mërkurën, presidenti amerikan Joe Biden tha gabimisht se djali i tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, "humbi jetën në Irak".

Biden është i njohur për "gafat" e tij të herëpashershme por deklarata e fundit mbi djalin e tij duket se ka shokuar amerikanët pasi nuk është diçka që mund të ngatërrohet lehtë.

" E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronzit, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak," tha presidenti amerikan, duke e shpallur Kampin e Ushtrisë Hale monument kombëtar

Djali i madh i presidentit amerikan, Beau Biden, shërbeu në Irak në 2008 dhe 2009 ndërkohë që gjashtë vjet më vonë, ai vdiq në moshën 46-vjeçare nga kanceri në tru në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joe Biden ka sugjeruar më parë se kanceri i djalit të tij mund të jetë shkaktuar nga ekspozimi ndaj substancave toksike të lëshuara gjatë djegies së mbeturinave në objektet ushtarake amerikane, përfshirë ato në Irak.

gafa e joe biden beau biden

Sondazh

Poll