Bota

Hyrja e qeverisë së Kosovës "mbulohet" nga pecetat menstruale, qendra QIKA kërkon heqjen e taksës për këto produkte

“Shteti po takson menstruacionet”, është pankarta që është vendosur në hyrje të ndërtesës së Qeverisë nga organizata QIKA ku dhe kanë vijuar të hedhin pecetat menstruale drejt godinës.

13 Tetor 2022, 11:42 Nga d.a.

Hyrja e qeverisë së Kosovës "mbulohet" nga pecetat

KOSOVË- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në Kosovë (QIKA), ditën e sotme ka zhvilluar një protestë tjetër pas asaj të dy ditëve më parë në lidhje me kërkesën për heqjen e taksës 18% për produktet menstruale.

“Shteti po takson menstruacionet”, është pankarta që është vendosur në hyrje të ndërtesës së Qeverisë nga organizata QIKA ku dhe kanë vijuar të hedhin pecetat menstruale drejt godinës.

Leonidë Molliqaj nga QIKA, tha para mediave se gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Sipas saj, prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh-në.

Kosova ka mbi 800 mijë vajza dhe gra ne popullatën e përgjithshme. Rreth 600 mi prej tyre i takojnë grup moshës 10 deri 54 vjeç. Nëse e llogarisim numrin total të grave qe kanë menstruacione me vlerën mesatare te shpenzimeve mujore qe është 3 euro, i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh. Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon mbi gratë padrejtësisht. Për shkak të kushteve të rënduara ekonomike, shume gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale. Ne pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, gratë detyrohen të përdorin materiale  pasigurta për shëndetin në mënyrë që të menaxhojnë menstruacionet”, tha tutje Molliqaj

Blerja e produkteve menstruale është një barrë që rëndon padrejtësisht mbi gratë aq më tepër në Kosovë ku rreth 80% e tyre nuk janë në tregun e punës. QIKA kërkon që të gjitha produktet menstruale si pecetat dhe tamponët të shtohen në listën e mallrave me tatim zero.

proteste ne prishtine leonidë molliqaj protesta e qika taksa per produktet menstruale

Sondazh

Poll