Sport

E PAPRITUR! Arjan Peço, asistent i Lucien Favre, largohet nga Nice... arsyet enigmë

OGC Nice dhe trajneri shqiptar i dhanë fund bashkëpunimit të mërkurën me marrëveshje të përbashkët, sipas një njoftimi për shtyp nga klubi francez. Nuk jepen arsyet...

13 Tetor 2022, 07:25 Nga DOSJA

E PAPRITUR! Arjan Peço, asistent i Lucien Favre, largohet nga Nice...

FRANCE - Arjan Peço, ndihmës trajneri shqiptar i Nicës, i cili erdhi me Lucien Favre verën e kaluar, po largohet nga skuadra franceze, njoftoi klubi në faqen e tij të mërkurën. “OGC Nice dhe Arjan Peço i dhanë fund bashkëpunimit të tyre të martën me marrëveshje të përbashkët”,- saktëson OGCN në një njoftim për shtyp pa dhënë arsyet e kësaj ndarjeje.

Ish-lojtari i Dinamos dhe i kombëtares shqiptar, Arjan Peço, 47 vjeç, kishte punuar nën urdhrat e Lucien Favre edhe te Yverdon (Zvicër) në fillimin e karrierës së këtij të fundit si trajner. Pasi u bë trajner në FC Basel (Zvicër), ai menaxhoi shumë kategori atje (U-14, U-17, U-18, U-21) për një dekadë përpara se të largohej në 2020.

Prania e tij në stafin teknik të Nice ishte eksperienca e tij e parë në Francë. Peço ishte larguar nga skuadra franceze një ditë pas takimit Ajaccio-Nice (fitore 1-0), më 11 shtator dhe ishte objekt i një “procedure të brendshme” për fakte jo sportive. Nga një burim i brendshëm në klub, saktësohet se largimi i tij nuk lidhet me këtë procedurë të brendshme.

E PAPRITUR! Arjan Peço, asistent i Lucien Favre, largohet nga Nice...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll