Bota

Detaje tronditëse nga përdhunimi i 12-vjeçares në Athinë! Arrestohet edhe nëna e saj, dyshohet se ishte tutore

Për ngjarjen është arrestuar edhe nëna e saj si tutore, pasi ka fakte sipas tyre, që ajo e jepte vajzën e saj tek klientë, për marrëdhënie seksuale. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim seksual të vetë vajzës së saj.

13 Tetor 2022, 08:31 Nga e.k
Detaje tronditëse nga përdhunimi i 12-vjeçares në
Hetuesi duke folur për mediat

GREQI- Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e shënuar në Greqi ku një 12-vjeçare ra pre e abuzimit seksual në qendër të Athinës. Për ngjarjen është akuzuar një vjeçar i cili jo vetëm e përdhunonte , por edhe e shfrytëzonte seksualisht me klientë të tjerë përkundrejt pagesës.

Për ngjarjen është arrestuar edhe nëna e saj si tutore, pasi ka fakte sipas tyre, që ajo e jepte vajzën e saj tek klientë, për marrëdhënie seksuale. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim seksual të vetë vajzës së saj.

Të dy të pandehurit e çështjes, të cilët deri tani nuk ka pranuar ti marrë përsipër asnjë avokat mbrojtës, kanë pohuar në hetuesi se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por nuk pranojnë se e kanë përdhunuar. Raportohet se 42-vjeçari tha se e kishte kontaktuar më shumë se një herë atë dhe se paratë ja kishte dhënë vajzës dhe jo 53-vjeçarit, ndërkohë mediat greke shkruajnë se është lëshuar dhe një urdhër arresti i ri lidhur me ngjajen.

Nga ana e tij avokati i nënës së vajzës thekson se bëhet fjalë për një krim të tmerrshëm. “Arsyeja e arrestimit të nënës -ka thënë ai- është se janë gjetur disa mesazhe telefonike të cilat i kishte shkëmbyer me të akuzuarin. Janë edhe dy pagesa të cilat i kishte bërë fëmija, kishte marrë kartën dhe llogarinë bankare të nënës dhe i pandehuri kishte vendosur aty dy shuma prej 20-25 euro.

Qëllimi ynë është të ekspozojmë të gjithë ata që fshihen pas. Unë mendoj se është një rrjet pedofilësh. Mendoj se do të ketë edhe të pandehur të tjerë. Nesër nëna duhet të japë disa shpjegime. Pres të marr të dhënat e aktakuzës.”

Sipas mediave vendase  që ju referohen burimeve të pakonfirmuara policore ,thuhet se organet greke janë në dijeni të të paktën 16 personave që pritet të arrestohen në orët e ardhshme, pasi duket se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren.

greqi pordhunohet 12-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll