Bota

FOTO/ U rezistoi bombardimeve të luftës, zbulohet mozaiku i rrallë në Siri! I përket epokës romake

Mozaiku 1600-vjeçar u gjet në qytetin Al Rastan, në provincën e Homsit në Sirinë qendrore. Al Rastan është ndërtuar në vendin ku dikur ishte qyteti helenistik i Arethusa.

13 Tetor 2022, 08:20 Nga e.k
FOTO/ U rezistoi bombardimeve të luftës, zbulohet mozaiku i
Mozaiku i zbuluar në Siri

SIRI- Autoritetet siriane zbuluan sot një mozaik të epokës romake që daton në shekullin e IV pas Krishtit dhe konsiderohet si një nga "më të rrallët" dhe "më të kompletuarit" që janë gjetur ndonjëherë në vend.

Mozaiku 1600-vjeçar u gjet në qytetin Al Rastan, në provincën e Homsit në Sirinë qendrore. Al Rastan është ndërtuar në vendin ku dikur ishte qyteti helenistik i Arethusa.

"Mozaiku përshkruan një skenë të rrallë në të cilën të dhënat dhe emrat e mbretërve dhe heronjve grekë që morën pjesë në Luftën e Trojës", tha Hammam Saad, drejtor i gërmimeve dhe studimeve arkeologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Antikiteteve.

“Seksioni që është zbuluar deri më tani është 20 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë”, vazhdoi ai, duke treguar se ka edhe pjesë të tjera që ende nuk kanë dalë në dritë.

Ky është mozaiku i nëntë i zbuluar në këtë zonë arkeologjike. Siria, një "enë shkrirjeje" e shumë kulturave gjatë mijëvjeçarëve, nga kananitët tek umajadët dhe grekët, romakët dhe bizantinët në mes, ka thesare të bollshme arkeologjike. Disa u shkatërruan gjatë luftës që filloi në vitin 2011.

siri zbulohet mozaiku ne siri

Sondazh

Poll