Sport

Pilar Rubio tregon se sa shpesh bën seks me Sergio Ramos: "Të vegjëlit duhet të mbyllin veshët!"… befasohet moderatori

Bashkëshortja e mbrojtësit spanjoll që luan me PSG, e cila është modele dhe prezantuese e ftuar në emisionin 'La Resistencia' iu përgjigj edhe pyetjeve klasike të emisionit

12 Tetor 2022, 12:44 Nga DOSJA

Pilar Rubio tregon se sa shpesh bën seks me Sergio Ramos: "Të

SPANJE - Programi i ri i 'La Resistencia', një nga më të suksesshmit e Movistar +. Me këtë rast ka qenë Pilar Rubio, prezantuesja, modelja, e cila ishte e ftuar e David Broncano. Madrilenia nuk kishte asnjë shqetësim për t'iu përgjigjur pyetjeve klasike, në rastin e saj se sa shpesh bën seks me Sergio Ramos dhe paratë që ka banka. Përgjigjet e tij e lane gazetarin të habitur.

Si zakonisht, Broncano përzgjedh personazhet e famshëm, që mund të jenë të interesuar në përgjigjen e tyre ndaj dy pyetjeve më të shpeshta në 'La Resistencia'. Pyetjes për seksin, Pilar Rubio ishte shumë e sinqertë: "Ne e bëjmë atë çdo ditë, përveç atyre kur jam në Madrid, natyrisht. Kjo do të thotë, se sot për shkakun tuaj nuk mundem". Një rrëfim që habiti të gjithë të pranishmit. 

Pilar Rubio tregon se sa shpesh bën seks me Sergio Ramos: "Të

“Kjo është ajo që më tremb, çdo ditë me katër fëmijë...”,- i tha Davide. - Ju jeni praktikisht ‘avengers’, dua të them, kjo është e pabesueshme. Urime,"- tha ai. 

Pilar Rubio shtoi se "kjo është jeta" dhe se fëmijët e saj janë në shtrat në orën 21:30.  Prezantuesja ka thënë me shaka, se të vegjëlit duhet të mbulojnë veshët. “Është mirë që flasim për këtë, por as nuk duhet të gëzohemi”, u shpreh Pilar Rubio.

Nga ana tjetër, madrilenia nuk i është shmangur pyetjes për paratë që ka në bankë. "Kam pak rrëmujë, sepse duke jetuar në Francë, por duke punuar në Spanjë, kam pak kaos," pranoi ajo. Por pas batutave fillestare, me gazetarin David Broncono, rreth kësaj çështjeje, Pilar Rubio ka dhënë shifrën: 52 mijë euro. Një shumë që  gazetari nuk e besoi mirëpo, modelja deklaroi se kjo është shuma që kishte në llogarinë rrjedhëse.

Pilar Rubio tregon se sa shpesh bën seks me Sergio Ramos: "Të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll