Sport

Juventus shembet edhe në bursë: që nga muaji qershor ka humbur më shumë se 33%, disfata ndaj Maccabit peshon shumë!

Jo vetëm në fushë, Juventusi rrëzohet edhe në bursë. Aksionet e klubit të Juventusit kanë humbur më shumë se 33%.

12 Tetor 2022, 12:41 Nga DOSJA

Juventus shembet edhe në bursë: që nga muaji qershor ka humbur

ITALI- Jo vetëm në fushë, Juventusi rrëzohet edhe në bursë. Aksionet e klubit të Juventusit kanë humbur më shumë se 33%. Kuotat kanë rënë nga 2.86% në 0.2714 euro.Te Juventus llogaritë nuk mblidhen si brenda dhe jashtë fushës.

Nëse nga njëra anë skuadra e Allegrit po kalon një moment të keq për shkak të mungesës së rezultateve, nga ana tjetër kjo krizë prek edhe llogaritë financiare. Vlera e Juventusit është nën presion në Piazza Affari dhe nuk duket se gjen rrugëdalje nga një trend vërtet negativ që filloi qershorin e kaluar.

E.Ç (Dosja.al)

juventus maccabi

Sondazh

Poll