Sport

Kamera 'tradhton' fletoren e Christophe Galtier, mesazhi që kishte për Mbappe-n në sfidën ndaj Benfica-s

Shënimet në fletoren e Christophe Galtier u kapën nga një kamerë gjatë ndeshjes PSG-Benfica përfunduar me shifrat 1-1.

12 Tetor 2022, 12:15 Nga DOSJA

Kamera 'tradhton' fletoren e Christophe Galtier, mesazhi që

FRANCË- Shënimet në fletoren e Christophe Galtier u kapën nga një kamerë gjatë ndeshjes PSG-Benfica përfunduar me shifrat 1-1. Nga shënimet duket se Mbappe dëshiron të luajë në të djathtë dhe jo në qendër të sulmit. Futbollisti francez nuk është i kënaqur për mënyrën sesi Galtier po e përdor këtë sezon.

23-vjeçari ka luajtur pothuajse si sulmues i vetëm, por do të donte të kishte një partner sulmi, siç bën kur luan përkrah Olivier Giroud për Francën. 'Kylian preferon djathtas,' lexonin shënimet e Galtier.Mësohet se Mbappe-s i është premtuar nga bordi i klubit se gjatë verës do të sillet një sulmues i ri për të luajtur në pozicionin e preferuar këtë vit.

E.Ç (Dosja.al)

galtier psg

Sondazh

Poll