Sport

Rüdiger, goli i larë me gjak për mbretërorët e Madridit, një 'çmenduri' gjermane…

Qendërmbrojtësi gjerman zgjat legjendën e ndeshjeve pa humbje të Madridit, viktimë e së cilës ai ishte sezonin e kaluar

12 Tetor 2022, 11:37 Nga DOSJA

Rüdiger, goli i larë me gjak për mbretërorët e

SPANJE - E kuqja e gjakut të Antonio Rüdiger tërhoqi vëmendjen te bari i stadiumit të Legias. Nuk mbeti njeri në fushë, dy skuadrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjeve, teksa mbrojtësit gjermanit, autor i golit të barazimit (90’+5) në ndeshjen ndaj ukrainasve të Shahktior Donetsk për Champions League, është duke iu qepur plaga,10 qepje të jashtme dhe 10 qepje të brendshme. Në fushë kanë mbetur garza të gjakosura...

Rüdiger në Varshavë tregoi një shembull të shpirtit luftëtar të gjermanit. Me goditjen që nisi t‘i rrjedhë gjak, ai nuk u shtri në tokë. Fillimisht ai pa sesi topi po shkonte në rrjetën e portës së Trubin dhe nuk u shtri derisa Alaba mbërriti dhe e detyroi të shtrihej në tokë. Alarmi nuk u dha nga ai, shokët e tij, gjestet e Naços, paralajmëruan se plaga ishte e rëndë.

“Jam pak i çmendur”,- tha kohë më parë qendërmbrojtësi i Real Madridit. Shokët e tij, sipas tij, shumë shpejt e kuptuan se lojtari me gjak nga Sierra Leone është bërë gjerman. “Sigurisht, ata tashmë e kanë kuptuar se unë jam një djalë absolutisht i çmendur”, komentoi ai në lidhje me një përshtatje me Real Madridin.

Rüdiger, goli i larë me gjak për mbretërorët e

I plagosur nga plaga, duke u dukur si një ushtar i riatdhesuar, pasi u plagos në luftime, Rüdiger pret të shohë nëse testet zbulojnë ndonjë dëmtim kockor. Goditja nuk ia ka hequr dëshirën për të buzëqeshur e madje edhe për të bërë shaka me pamjen e tij. Një tjetër lojtar mund të kishte përfunduar në spital me një ndikim të tillë në kokë, por gjermani u largua nga stadiumi i Legias me një “mirë, mirë”.

Me plagën e tij të freskët, Antonio Rüdiger është bërë heroi i fundit i Real Madridit.  Goli e tij me kokë që solli barazimin e Real Madridit zgjati legjendën e skuadrës që nuk dorëzohet asnjëherë edhe nëse duket e pamundur. Dhe gjermani i sapoardhur nga Chelsea e zgjati këtë çmenduri, viktimë e së cilës ishte sezonin e kaluar dhe tashmë është pjesëmarrës.

Rüdiger, goli i larë me gjak për mbretërorët e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll