Sport

Julen Lopetegui i thotë “Jo” ofertës së Wolves, do t’i përkushtohet familjes…

Sipas ‘BBC’, ish-trajneri i Sevillas ka refuzuar ofertën për drejtimin e skuadrës angleze për arsye personale

12 Tetor 2022, 11:01 Nga DOSJA

Julen Lopetegui i thotë “Jo” ofertës së Wolves, do

SPANJE - Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e trajnerit të Sevillas të mërkurën e kaluar pas humbjes kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Që nga ai moment, e ardhmja e trajnerit spanjoll u lidh me Wolves në Premier League. Skuadra britanike mësohet se i ka bërë një ofertë trajnerit dhe madje presidenti i klubit do të kishte udhëtuar drejt vendit tonë për ta bindur atë.

Megjithatë, sipas 'BBC', Lopetegui e ka refuzuar ofertën. "Bisedat ishin shumë miqësore dhe ‘Ujqërit’ arritën të paraqesin një një ekipi me shumë potencial dhe me lojtarë që do të kuptojnë menjëherë se çfarë mund të bënte Lopetegui me ta. Por është një ‘Jo’ e sinqertë. Momenti personal dhe ai profesional nuk përkojnë me njeri-tjetrin”, ka deklaruar ai për gazetarin Guillem Balagué.

Sipas këtyre informacioneve, nuk ka qenë aspekti sportiv që e ka bërë Julen të refuzojë ofertën e Wolves, i cili madje kishte edhe një projekt i ngjashëm me atë të Portos, ku ish-trajneri i kombëtares triumfoi në kohën e tij. Arsyeja kryesore kishte të bënte me familjen e tij.  "Jeta vendos ndonjëherë për ty. Ai do t’i kushtojë vëmendjen që meriton babait të tij 92-vjeçar, me të cilin Lopetegui është shumë i afërt. Nuk bëhet fjalë për lodhje, pasi ai rikuperon energjinë duke punuar, dhe stafi ishte gati ta ndiqte kudo që ai shkonte pas rrugës shumë të suksesshme në Seville”,- ka treguar Balagué.

Duket se e ardhmja afatshkurtër e Lopeteguit është të jetë pranë familjes, ose të paktën kështu tha trajneri pas shkarkimit nga Sevilla: “Plani i vetëm për të ardhmen që kam tani është të shkoj të shoh babain tim, i cili është 92 vjeç dhe kam kohe qe nuk e kam parë. Merita të shumta ka edhe familja ime, ajo jeton me intensitetin e profesionit, problemet i marrim në shtëpi... i detyrohem gjithçka dhe u jam shumë mirënjohes. Janë ata që më japin forcë për të vazhduar të jem trajner futbolli.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll