Aktualitet

SHMU "paralajmëron" rebeshe shiu dhe stuhi ditën e nesërme! Ja zonat me intensitet më të lartë

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit.

12 Tetor 2022, 13:55 Nga e.k
SHMU "paralajmëron" rebeshe shiu dhe stuhi ditën e
Foto ilustruese

TIRANË- Dita e enjte parashikohet të shoqërohet me rebeshi shiu dhe stuhi për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë vendin.

SHMU bën të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, reshjet e shiut fitojnë itensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 16°C

në zona e ulëta 8 deri 22°C

në zona bregdetare 8 deri 22°C

sherbimi meterologjik ushtarak

Sondazh

Poll