Aktualitet

I nxorri organin gjenital dhe kërcënoi pronarin e lokalit, shqiptari dënohet me 6 muaj burg në Itali

Një “show” që i kushtoi shtrenjtë një shtetasi shqiptar, banues në Induno Olona, ​​tridhjetë e tre vjeç, i cili përfundoi në gjykatën e Vareses me akuzën e dëmtimit dhe kërcënimit. 

12 Tetor 2022, 09:39 Nga d.a.
I nxorri organin gjenital dhe kërcënoi pronarin e lokalit, shqiptari
Foto ilustruese

ITALI- Fillimisht ka dëmtuar derën e një lokali dhe më pas, kur mësoi se ishte denoncuar për atë episod, u kthye në klub dhe kërcënoi pronarin.

“Do të përdhunoj familjen tënde!”.- ju drejtua ai dhe si për të vërtetuar kërcënimet e tij ai ka ulur pantallonat dhe ka nxjerrë organin e tij gjenital në mes të lokalit.

Një “show” që i kushtoi shtrenjtë një shtetasi shqiptar, banues në Induno Olona, ​​tridhjetë e tre vjeç, i cili përfundoi në gjykatën e Vareses me akuzën e dëmtimit dhe kërcënimit. Krimet për të cilat shqiptari, i mbrojtur nga avokati Luca Carignola, negocioi një dënim prej gjashtë muajsh burgim para gjykatëses Alessandra Sagone.

 Një histori që daton në verën e vitit 2020, gjithçka fillon të enjten e 13 gushtit kur emigranti, me sa duket nën ndikimin e aslkoolit, thyen derën e hyrjes dhe arkën e një lokali në via Jamoretti. Të nesërmen, pasi mësoi për denoncimin e bërë kundër tij, ai kthehet në lokal dhe kërcënon pronarin. 

"Unë të përdhunoj familjen tënde! Ki kujdes kur të kthehesh në shtëpi dhe fëmijët e tu"- këto ishin frazat që frikësuan pronarin e lokalit të shoqëruara me një gjest po aq kërcënues. E gjithë ngjarja u raportua në polici ku shqiptari u akuzua për kërcënim dhe dëmtim dhe pranoi fajësinë duke u dënuar me 6 muaj burg.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali  luca carignola

Sondazh

Poll