Sport

Galtier me superlativa: "Mbappé punoi shumë, ai u tregua një lojtar i madh"...

Mbrojtësi Sergio Ramos vlerëson Benficën dhe shprehet se PSG-së i mungoi vendosmëria. “Por më e rëndësishmja është të vazhdojmë të jemi të parët në grup,"- shprehet ai

12 Tetor 2022, 07:04 Nga DOSJA

Galtier me superlativa: "Mbappé punoi shumë, ai u tregua

FRANCE - Christophe Galtier, trajneri i PSG -së, pas barazimit 1-1 ndaj Benficas, ka komentuar ndeshjen, si dhe ka përgënjeshtruar fjalët e përhapura për një largim të mundshëm të sulmuesit Kylian Mbappe. 

"Më falni për penalltinë që dhamë, sepse aksioni nuk ishte i rrezikshëm. Ne humbëm diçka në lojën vertikale në njëzet metrat e fundit, kjo ishte një tjetër ndeshje me intensitet të lartë dhe ne u munduam pak. Mbappé? Ai punoi shumë, sonte u tregua se ishte një lojtar i madh dhe për skuadrën dhe konkurrencën.

Një thashethem për lamtumirën e tij të mundshme u kthye në lajm dhe më pas u bë deklaratë: Më duket shumë e habitshme që e gjithë kjo doli para një ndeshjeje të rëndësishme. Në fund të ndeshjes e zëvendësova sepse mori një goditje: Preferova ta hiqja për ta ruajtur dhe për të future në fushë një lojtar më të freskët”.

Galtier me superlativa: "Mbappé punoi shumë, ai u tregua

Ndërkohë Sergio Ramos, mbrojtësi i PSG-së, për barazimin 1-1 në shtëpi kundër Benficas në Champions League u shpreh: "Thjesht na ka munguar vendosmëria. Janë detajet e vogla që bëjnë diferencën. Benfica është një ekip shumë i fortë fizikisht, i cili funksionoi mirë edhe nga pikëpamja teknike. Ishte e pamundur të gjeje hapësirë ​​mes linjave. Por më e rëndësishmja është të vazhdojmë të jemi të parët në grup." 

Më pas, ai ka folur edhe për çështjen e Mbappe: "E vetmja gjë që mund të them është se jam shumë mik me Kylian. Ai është shumë i lumtur çdo ditë. Ai nuk u largua vitin e kaluar dhe nuk i besoj thashethemet që kam lexuar. Ne jemi fokusuar në punën tonë dhe jo të lexojmë çfarë shkruajnë gazetat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll