Sport

Agnelli i tërbuar pas Maccabi-Juve: “Ndihem i turpëruar”. Presidenti i klubit flet për të ardhmen e Allegrit

Pas humbjes së rëndë në Haifa kundër Maccabit, presidenti Andrea Agnelli është i pari që flet te Juventusi, dukshëm i irrituar por duke konfirmuar Max Allegrin në pankinë

11 Tetor 2022, 22:04 Nga DOSJA

Agnelli i tërbuar pas Maccabi-Juve: “Ndihem i turpëruar”.

ITALI- Pas humbjes së rëndë në Haifa kundër Maccabit, presidenti Andrea Agnelli është i pari që flet te Juventusi, dukshëm i irrituar por duke konfirmuar Max Allegrin në pankinë: "Mbrëmje e vështirë në një periudhë të vështirë - ishin fjalët e tij për Sky -. Sigurisht një nga vitet më të komplikuara që kur jam bërë president.

Jam këtu për të marr përsipër përgjegjësitë e mia,sepse ndjej turp dhe inat për atë që po shoh.Megjithatë futbolli është sport ekipor, luajmë dhe humbasim të gjithë bashkë" Besimi te Allegri? Absolutisht, është çështje e grupit, jo e një njeriu të vetëm".

Konfirmimi i Allegrit nuk lidhet me vështirësinë e kontratës së tij: "Nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk arrijmë të godasim portën. Është një grup prej 80-90 personash që duhet të rizbulojnë identitetin e tyre dhe të rizbulojnë cilësitë e tyre”.

E.Ç (Dosja.al)

allegri agnelli juventus

Sondazh

Poll