Sport

FOTO/ Armando Broja me ngjyrat kuqezi në këpucë, edhe sonte në sfidën ndaj Milanit…

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin ‘A. Broja’ në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi edhe golin e tij të parë në Premier Ligë

11 Tetor 2022, 17:44 Nga DOSJA

FOTO/ Armando Broja me ngjyrat kuqezi në këpucë, edhe sonte

ITALI - Sot, duke nisur nga ora 21:00, në San Siro të Milanos, do të luhet ndeshja e katërt në grupin E të Champions League, midis kuqezinjve në Milanit dhe Chelseas.

Midis bluve të Londrës është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili ka shfrytëzuar rastin për të treguar me krenari nacionalitetin e tij, duke veshur një pale këpucë futbolli, ku duken qartë simbolet kuqezi.

Ngjyrat kuqezi të Brojës, në tempullin e futbollit lombard, nuk janë të Milanit, por vetëm ato të flamurit shqiptar, siç tregohet në pamjet e shpërndara nga vetë klubi i Çelsit.

FOTO/ Armando Broja me ngjyrat kuqezi në këpucë, edhe sonte

Flamuri shqiptar shoqëron mbishkrimin ‘A. Broja’ në këpucët e sulmuesit shqiptar, këpucë me të cilat ai shënoi edhe golin e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e Chelseas në fundjavën e kaluar. Le të shpreson që sulmuesi i kombëtares shqaiptare të vazhdojë në këtë rrugë ndoshta që sonte ndaj kuqezinjve milanistë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll