Sport

Mbrëmje makthi për Juventusin! Humbet nga Maccabi, Di Maria dëmtohet dhe bardhezinjtë janë jashtë Championsit

Juventusi humbet 2-0 ndaj Maccabi Haifa-s dhe pëson humbjen e tretë në Grupin H të Champions League dhe me këtë disfatë mund t'i thotë lamtumirë kualifikimit për në raundin tjetër.

11 Tetor 2022, 20:52 Nga DOSJA

Mbrëmje makthi për Juventusin! Humbet nga Maccabi, Di Maria

IZRAEL- Juventusi humbet 2-0 ndaj Maccabi Haifa-s dhe pëson humbjen e tretë në Grupin H të Champions League dhe me këtë disfatë mund t'i thotë lamtumirë kualifikimit për në raundin tjetër. Mbrëmje makthi për djemtë e Allegrit, të cilët pasi pësuan golin në minutën e 7' me Atzilin, humbin edhe Di Marian për shkak dëmtimi.

Në minutën e 42' do të ishte sërish Atzili që do të shënonte golin e dytë. Në fraksionin tjetër, Juventus u mundua të reagonte, por izraelitët e ruajtën me fantaziëm avantazhin. Copenaghen bën surprizën e madhe në grupin G. Skuadra daneze bllokon në një 0-0 Manchester City-n.

E.Ç (Dosja.al)

juventus maccabi

Sondazh

Poll