Sport

VENDIMET/ Komsioni i Disiplinës dënon djalin e presidentit të Tiranës dhe trajnerin e Kastriotit

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet në lidhje me zhvillimet në javën e fundit të futbollit shqiptar.

11 Tetor 2022, 17:26 Nga DOSJA

VENDIMET/ Komsioni i Disiplinës dënon djalin e presidentit të

SHQIPËRI-Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet në lidhje me zhvillimet në javën e fundit të futbollit shqiptar. Bie në sy dënimi prej tetë ndeshjesh i zyrtarit të Tiranës, Grent Halili për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në ndeshjen ndaj Laçit.

Sakaq, edhe Emiljano Çela i Kastriotit dënohet me tetë ndeshje pezullim për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes Nga ana tjetër, Partizani dhe Teuta gjobiten për shkak të mosvendosjes së stemës me logon e Abissnet Superiore.

Vendimet e Disiplinës:

Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KS Kastrioti, Emiljano Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Luzi i Vogël 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i FC Besa, Klodian Dervishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

E.Ç (Dosja.al)

komisioni i disiplines fshf

Sondazh

Poll