Sport

CHAMPIONS/ Chelsea mposht Milanin, PSG-Benfica 'i bëjnë keq'... Juventusit, Shakhtar surprizon Real Madrid

Ditën e sotme u luajtën takimet e raundit të katërt të Champions League. Kryendeshja e ditës ishte përballja mes Milanit dhe Chelsea-t, sfidë për për Grupin E.

11 Tetor 2022, 22:55 Nga DOSJA

CHAMPIONS/ Chelsea mposht Milanin, PSG-Benfica 'i bëjnë

EUROPË- Ditën e sotme u luajtën takimet e raundit të katërt të Champions League. Kryendeshja e ditës ishte përballja mes Milanit dhe Chelsea-t, sfidë për për Grupin E. Një ndeshje që nisi shumë keq për Milanin ku në minutën e 17', Tomori u ndëshkua me karton të kuq në një kontakt në zonë me Mount.

Jorginho nga penalltia u tregua i saktë, ndërsa Aubameyang në minutën e 34' shënoi golin e dytë. Në 45 minutat e tjera, Chelsea vetëm sa administroi rezultatin, ndërsa Milan nuk kishte dëshirë dhe ide për të bërë diçka në këtë përballje. Një disfatë që që alarmon Milanin, pasi takimi tjetër mes Dinamos së Zagrebit dhe Salzburg përfundoi me shifrat 1-1.

Një situatë që e bën ekipin e Milanit të fitojë patjetër në dy përballjet e fundit. Në Grupin H, aty ku bën pjesë edhe Juventus, PSG-Benfica përfundoi me shifrat 1-1. Rezultat që është në dëm të skuadrës bardhezi. Golat u shënuan nga Mbappe dhe Joao Mario për ekipin portugez. Surpriza e madhe erdhi në Grupin F, ku Shakhtar mori një barazim 1-1 ndaj Real Madrid. Ndërsa Celtic u mund nga Leipzig me shifrat 0-2.

E.Ç (Dosja.al)

champions league milan

Sondazh

Poll