Sport

"Asnjë flamur apo fanellë e Interit", vendim i bujshëm i Barcelonës, ndalesa që tërbon tifozët zikaltër

Jeni tifoz i Interit? E keni fanellën zikaltër? Shallat? Kapelen? Epo, nëse tifozët e Interit kanë marrë një biletë për ndeshjen kundër Barcelonës në 'Camp Nou' nuk duhet të identifikohen me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës.

11 Tetor 2022, 18:29 Nga DOSJA

"Asnjë flamur apo fanellë e Interit", vendim i bujshëm

SPANJË-Jeni tifoz i Interit? E keni fanellën zikaltër? Shallat? Kapelen? Epo, nëse tifozët e Interit kanë marrë një biletë për ndeshjen kundër Barcelonës në 'Camp Nou' nuk duhet të identifikohen me ngjyrat e skuadrës së tyre të zemrës.

Barcelona në fakt ka komunikuar përmes një komunikate se tifozëve nuk do t'u lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit. Ky detaj nxjerr në pah edhe klimën e zjarrtë që i pret zikaltërit në sfidën që do të mund të vendosë një pjesë të mirë të mundësive për t'u kualifikuar në fazën eliminatore të Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

inter barcelona

Sondazh

Poll