Sport

U tregoi gishtin e mesit tifozëve, Auxerre shkarkon trajnerin Jean-Marc Furlan…

Valë largimesh trajnerësh në futbollin francez. Klubi që u ngjit këtë sezon në Ligue 1, në mesditën e së martës ka larguar nga detyra drejtuesin teknik të skuadrës.

11 Tetor 2022, 16:30 Nga DOSJA
U tregoi gishtin e mesit tifozëve, Auxerre shkarkon trajnerin Jean-Marc
Jean-Marc Furlan nuk është më trajner i AJ Auxerre

FRANCE - Rezultatet e dobëta sportive (e 16-ta), si dhe episodi i gishtit të mesit ndaj tifozëve të Clermont, kanë mjaftuar që trajneri Jean-Marc Furlan i Auxerre, të shkarkohet nga detyra mëngjesin e së martës.

Ligue 1 franceze po përjeton trazirat e para këtë sezon. Ndërsa Peter Bosz (Lyon) u shkarkua të dielën dhe u zëvendësua nga Laurent Blanc, Michel Der Zakarian dhe dy asistentë e tij u pushuan nga puna të martën nga Brest.

Të martën, në një deklaratë për shtyp, Auxerre ka shprehur keqardhjen për gjestin e gishtave të bërë nga trajneri Jean-Marc Furlan, të dielën, në Clermont (1-2). Klubi më pas foli për “një qëndrim të papërshtatshëm që nuk korrespondon me vlerat e respektit dhe të lojës së ndershme të mbrojtura dhe të transmetuara që gjithmonë nga AJA” . 

Në stadiumin Gabriel-Montpied, i mërzitur nga gjykimi dhe nga tifozët e Clermonit, trajneri Furlan e kishte bërë dy herë këtë gjest të pahijshëm. Ai kishte nënshkruar me Auxerre në 2019 dhe arriti ta kthehen skuadrën në elitë në fund të sezonit të kaluar, pasi mundi në play-off Saint-Etienne (1-1, 1-1, 4-5 (p).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll