Sport

Mbështetën Rusinë me trupa ushtarake, UEFA planifikon dënim për Bjellorusinë, përfaqësuesja sfidon Kosovën në Euro 2024

UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve kundër Bjellorusisë pasi vendi bashkoi trupat me forcat ruse pranë Ukrainës.

11 Tetor 2022, 16:07 Nga DOSJA

Mbështetën Rusinë me trupa ushtarake, UEFA planifikon dënim

BJELLORUSI- UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve kundër Bjellorusisë pasi vendi bashkoi trupat me forcat ruse pranë Ukrainës. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko konfirmoi dje se ai kishte urdhëruar trupat të vendoseshin me forcat ruse, duke pretenduar se kishte një sulm të planifikuar ndaj vendit të tij nga Ukraina.

Bjellorusia është një aleat kyç i Rusisë dhe mbështetet financiarisht dhe politikisht në mbështetjen e saj. UEFA ka konfirmuar se ka 'monitoruar vazhdimisht situatën' në Bjellorusi dhe nuk përjashtoi marrjen e 'vendimeve të mëtejshme' kundër shtetit.

Nëse Bjellorusia pëson fatin e Rusisë në futboll, atëherë kjo do të ishte pozitive për Kosovën, pasi nuk do të luante në kualifikueset. Kujtojmë se përfaqësuesja dardane ra në short me Zvicrën, Izraelin,Rumaninë dhe Andorrën.

E.Ç (Dosja.al)

bjellorusia ukraine kosova euro 2024 uefa

Sondazh

Poll