Politike

Lela: Ndarja në PD ka qenë artificiale, bashkimi do jetë i vërtetë 

Lela tha se bashkimi është i mundshëm sepse ndarja në PD ka qenë thjesht artificiale.

11 Tetor 2022, 21:47 Nga I.A
Lela: Ndarja në PD ka qenë artificiale, bashkimi do jetë i
Alfred Lela

TIRANË- Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela u shpreh se bashkimi i PD-së është i vërtetë dhe se e sheh si rrugën e drejtë për të rrëzuar qeverinë Rama. I ftuar në emsionin 'Open' në News 24, Lela tha se bashkimi është i mundshëm sepse ndarja në PD ka qenë thjesht artificiale.

“Është bashkim i vërtetë dhe është rruga e duhur. Një premisë është që a është Shqipëria në rrezik? Mendoj se gjithë këta njerëz këtë premisë duhet të kenë dhe nëse nuk e kanë, ka një problem. E dyta është bashkimi për një qëllim, dhe e treta rrëzimi i Ramës, dhe e fundit, politika bëhet për të mundur kundërshtarin dhe ardhja në pushtet, dhe kjo bëhet përmes bashkimit. Ndarja për mua është artificiale, dhe bashkimi do ndodhë se ndarja ka qenë artificiale, kanë qenë ca zemërata, por asgjë thelbësore s’ka pasur”, tha Lela.

alfred lela

Sondazh

Poll