Politike

Rama takohet me Erdogan-in në Ankara, asnjë sinjal, nuk dihet ç'kanë diskutuar

Takimi është duke u mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë detaje lidhur me temat e bisedës. 

11 Tetor 2022, 18:38 Nga k.m.
Rama takohet me Erdogan-in në Ankara, asnjë sinjal, nuk dihet
Edi Rama dhe Recep Tajip Erdogan

TURQI- Pas më pak se 2 muajsh, kryeministri Edi Rama është kthyer në Turqi. Sot, rreth orës 15:00 ka shkuar për takim me mikun e tij, presidentin turk, Recep Taip Erdogan. Takimi është duke u mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë detaje lidhur me temat e bisedës. 

Me mbërritjen e Ramës në dhomën e pritjes së Erdogan, kamerat nxituan që të shkrepnin disa poza, por më pas, kur u kryen të gjitha ritualet, dolën jashtë dhe takimi u zhvillua në dyer të mbyllura. Por nga ajo që u vu re nga pamjet e regjistruara është se Rama dukej në siklet teksa mezi priste mbylljen e dyerve, ndërsa e kundërta mund të thuhej për Erdoganin. 

Deri më tani, edhe pse takimi ka përfunduar asnjë nuk ka dhënë detaje se çka ndodhur, ndërkohë që Rama ka ndarë një foto që e ka shoqëuar me një "emoji" me shtrëngim duarsh. Gjë që do të thotë se çfarëdo që kanë diskutuar, në fund janë marrë vesh. 

Presidenti turk u takua së fundmi më 9 gusht me Ramën në kryeqytetin e Turqisë, për të mos llogaritur takimet që patën në Pragë pak ditë më parë. Për takimin e zhvilluar në Ankara, Rama sqaronte se kishte fokus konkret për përballimin e garantimit të energjisë eletrike por edhe sigurimin e lëndëve ushqimore bazë për të përballuar situatën e vështirë që pritet në dimër. Mbetet për t'u parë se çfarë kanë biseduar kësaj herë.

edi rama me erdogan edi rama ne turqi turqi

Sondazh

Poll