Politike

Rezoluta për të drejtën e informimit mbi dokumentat e ish-regjimeve autoritare, Bushka zbulon rolin në Asamble

Bushka zbulon se është zgjedhur nga Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble si raportere për këtë raport dhe rezolutë.

11 Tetor 2022, 19:43 Nga A.B
Rezoluta për të drejtën e informimit mbi dokumentat e
Klotilda Bushka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore Klotilda Bushka, ka zbuluar vendimin e marrë ditën e sotme nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Ajo ka sqaruar se është vendosur të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentet historikë me fokus ish regjimet autoritare.

Po ashtu, ajo ka zbuluar se është zgjedhur nga Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble si raportere për këtë raport dhe rezolutë.

POSTIMI I PLOTË:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi të hartohet një raport e të diskutohet një rezolutë për të drejtën e informimit mbi dokumentat historikë me fokus ish regjimet autoritare. Asambleja kërkon një studim për Evropën mbi këto çështje dhe hartimin e rekomandimeve për shtetet anëtare, me synim që e vërteta objektive të bëhet transparente dhe mos përsëriten më gabimet e të shkuarës. ????Jam e nderuar që Komiteti i Çështjeve Ligjore në Asamble vendosi me unanimitet caktimin tim si raportere për këtë raport dhe rezolutë!
✔Besoj fort se kjo përgjegjësi që mu dha do i shërbejë, përveç të tjerave, dhe standardeve më të mira për proceset parlamentare që kemi nisur në Kuvend për transparencën e plotë lidhur me dosjet e ish sigurimit të shtetit dhe moslejimit të personave bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit diktatorial, për të qenë pjesë e jetës publike e politike në Shqipëri.

klotilda bushka

Sondazh

Poll