Politike

Çupi zbulon DETAJIN: Paloka dhe Bardhi do ulen për bisedime, sot kanë folur bashkë

Dhurata Çupi tha se pala e saj ka mandatuar Gazment Bardhin si përfaqësues në këto bisedime dhe shtoi se duan që të finalizohet dalje me një kandidat.

11 Tetor 2022, 21:47 Nga k.m.
Çupi zbulon DETAJIN: Paloka dhe Bardhi do ulen për bisedime, sot
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar diskutimet që do të zhvillohen mes demokratëve për të dalë me një kandidatutë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen në vitin 2023. 

E ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Çupi tha se pala e saj ka mandatuar Gazment Bardhin si përfaqësues në këto bisedime dhe shtoi se duan që të finalizohet dalje me një kandidat. Madje zbuloi edhe një detaj që nuk ishte bërë me dije ana e selisë blu për sot. 

"I përgjigjëm ftesë së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues, por në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi. Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm,"-tha Çupi.

dhurata Çupi bashkimi i pd

Sondazh

Poll